Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

TË JESH POET
—————–
Të jesh poet
është përgjegjësi
dhe obligim
çdoherë për luftë
duhet dhënë kushtrim,
por edhe vetë
në luftë merr pjesë
me flamur në dorë
dhe armatim,
armikun për ta sulmuar.
atëherë je trim.
Po edhe në paqe
poeti krijon
dukuritë negative
çdoherë i lufton
dhe për atdhe
gjithnjë këndon.
Të jesh poet
është krenari,
gjithmonë përmendësh
në histori,
gjithmonë syçelë
dhe i pari
të kërkon vatani.
Poeti kurrë
nuk është i qetë,
mendon dhe krijon
për popullin e vet.
/QendraPress/