Çaste poetike me poeten:-Bruna THANASI

Hajmali.
———————
Ti.që më erdhe si kal i kuq.
Hyre si ëndërr,brenda syve
Të flas një herë,e zbuloj huq
Me buzë lotin,ma pive.
Ti që ike, ashtu pa pritur.
E nëpër kisha,ndez qirinj
Me dashuri,të kam stolisur
Sikur të ishim, dy të rinj.
Se hajmali,kjo lidhja jonë.
Mjaltë mbi buzë,që shëron plagë
Eja shpejt,sa s’është vonë
Se ka liqene,që ngrenë dallgë.
Mbase takohemi ,në fund vit.
Sikur dhe për një puthje,të nxituar
Në shpirt e zemer,do na ngjit.
Si djathë nape, i kulluar.
Bruna Thanasi.28.12.25.
/QendraPress/