Çaste poetike me poetin:-Mevlan LUSHI

IKU DHE KY VIT
——————————
Ditët e fundit të Dhjetorit
Një nga një po ikin shpejt
Mbyllet dhe një vit për ne
Dhe viti i ri në derë troket.
Herë brenga e herë gëzime
Ditët rrodhën me shpejtësi
Dikush shkoi në dhe’ të huaj
Dikush qëndroi në vendin e tij
Për çdo njeri jeta rrodhi
Me shumë sfida e vështirësi
Shumë pak të mira ky vit solli
Më shumë presim nga viti i ri
Kush sot e ka plot shtëpinë
Ka festime dhe shumë gëzim
Mjerë ai që jeton vetminë
Në heshtje ndjenë veç trishtim.
Vitin e vjetër le të përcjellim
Ai e përmbylli rrugën e tij
Nga viti i ri ne le të presim
Më shumë të mira e begati.
Njëri tjetrin ne le ta urojmë
Për shëndet e shumë mbarësi
Dashurinë respektin të shtojmë
Të shkojmë përpara si shoqëri.
Mevlan Lushi, dhjetor 2025