Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia nis hetimet.

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Restelicë të Dragashit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”

“Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00.Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh.