Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

GËZUAR VITIN E RI 2026

Edhe ky vit i telasheve politike

po ikën,në pakthim po shkon ,

të varfrit dhe politikanët e dëshpruar,

në këto festa brengat i harrojnë.

Iku i vjetri ,po vjen Viti i Ri,

Kosova pa Kuvend e pa qeveri.

Inati shqiptar s’paska kufi,

për të ardhmën e shtetit s’duan me ndi.

Edhe në zgjedhjet e fundit, të njëjtit deputetë,

ata qe bënin cirqe e bllokada në Kuvend,

e gjithë politika në dy taborre është ndarë,

njeri – tjetrin e quajnë hajn e tradhtarë.

Populli i varfër shikon në qetësi,

ata mirë e dinë kush është hajn e kush mafi,

analistet këtu s’kanë çfarë të tregojnë,

te fallxhorja ardhmërinë e vendit shikojnë.

Kthehuni nga “Kibla”, andej kah Prekazi ,

te Kullat e Jasharëve ,ku u derdh gjaku,

betohuni aty,në heshtje,pa zë,

se për Kosovën sovrane do të luftoni pa ia nda.

Urime, politikanë, Vitin e Ri,

merrni vendime me ndërgjegjje e përgjegjësi,

mos u tallni me popullin – durimi ka kufi,

ju pret punë e madhe me shumë përgjegjësi .

/QendraPress/