Çaste poetike me poeten:-Ermira IFANDI

GËZUAR !
———————
Ndërrohen vitet .
Koha ndal për një çast frymën
si një zemër që dashuron jetën
dhe pasi ka pushuar
rreh sërish me dashuri.
Hedhur pas krahëve , dyshime, gabime ,
gërvishtje të shpirtit.
Para nesh …
mundësi të reja që ende s’i njohim.
Do të ecim në to pa dhënë shpjegim
me dhimbjet që s’kanë më fajtor.
Me guximin e shpresës që bëhet melhem.
Të mos presim mrekulli.
Mrekullia është shpirti ynë
Dashuria jonë për të marrë
fatin tonë në duar.
Të jetojmë pa frikë,
pa zbukurime
të vërtetën e çdo dite
edhe nëse na gjynjëzon
edhe nëse na përkëdhel.
Mbi fletët e bardha të ëndrrës
të shkruajmë me gjakun tonë .
/QendraPress/