Çaste poetike me poeten:-Brunilda MUSAI

Të bardhat deshira
—————————-
Si zanë ëndërrimtare e nisa sot diten,
I dielltë erdhi ky mengjes i parë.
Ky vit nisi me të bukurin ritëm,
U deh dhe natyra ne ktë ditë të rrallë.
Sa rishtas orët lanë radhë njëra-tjetrës,
Mesdita u bë aq shumë tekanjoze.
Bukuri e gjetheve te fundit te vjeshtës
E uli kembëkryq buzëmbrëmrëmjen ne qoshe.
Mes ndjesish te bukura shijova perëndimin.
Në qiellin e artë buzëqeshi Hëna
Kjo natë mes dritash, nisi rrugëtimin.
Një lumturi pershkoi shpirtin brenda.
Te bardhat deshira vazhdojnë udhëtimin,
Në trenin e vitit, do bejne rrugë te gjatë.
Kjo natë buzeqeshjesh do prese agimin
Uroj qe ky vit te jetë i begatë.
/QendraPress/