Fryma poetike e së dielës me poeten;- Manushaqe Hoxha LAÇI

Nuse shqiptare

———————-

Trupi yt ngjalë

flokët në shpinë

Ngritur me natë

bukuri që ndrin

Baluket fije-fije

syrin kanë zënë

Rrezatim bukurie

yll, diell e hënë

Herët në mëngjes

ngrihesh lozonjare

Trëndafil me vesë

ti nuse shqiptare

Me syrin shkruar

akoma pa gdhirë

Mbush ti në krua

ujë për të pirë

Punët e shtëpisë

kryen pa përtesë

Kafen vjehrrisë

sjell çdo mëngjes

Tabakaja në dorë

të shton hijeshinë

Je buqetë luleborë

paqe për vjehrrinë

Dhe një ëmbëlsirë

servir në mëngjes

Për një ditë të mirë

shpirtin atyre ndez

Me buzën në gaz

traditë e marifet

Gjithçka me maraz

e servir plot lezet

Të ndodhë ndryshe

s’ mundet kurrsesi

Nga nënë e gjyshe

mësove përgjegjësi

04. 01. 2021

/QendraPress/