Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyli SHALA
DUAJE ATË QË TË DO SHPIRTIN
—————————————–
që nuk të sheh nga xhepi,
por ta do shpirtin
dhe të sheh pa frikë
në dritën e syve.
Atë
që të jep forcë,
që të do pa kushte,
që të fal energji të mirë
dhe të mban gjallë shpresën.
Atë
që të motivon,
që të jep kurajë,
Që të mbeshtet në çdo lloj kushtësh -forme,
Që për të cilin ti je bota.
Atë
që çdo mëngjes
zgjohet me emrin tënd,
dhe, edhe kur e lëndon,
nuk heq dorë nga ti.
Atë duaje, pra,
sepse po e përbuze këtë njeri,
ke përbuzur
Zotin tënd.
/QendraPress/