Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Hëna dëshmitare
———————-
Edhe kur pas syrit të botës
I fala dashurinë, hëna ishte dëshmitare
E kësaj bese të lënë si peng
Për mitin e fjalës e simbiozën
E dashurisë me shpirtin dëshmi
Pranvera edhe kur vonohet
Me gulfin e shpërthimit
Mat pulsin e moshës
Si kujtim nga jeta
Gurgullimën e gurrës
Zhurmën e kohës dhe
Ankthin e botës
E kemi kujtim pa hile
Kurorë e jetës
Mbetet hëna si kujtim
Për rininë e lënë
Honeve të atdheut.
/QendraPress/