Çaste poetike  me poeten:-Blertë Tmava VESELAJ

HËNËZA JOTE

—————————-

Hënës që të fle nën sy

Shumë herë pyetje I kam drejtuar

Nuk më fal asnjë përgjigje

Ndoshta është e turpëruar…

Ajo rritet poshtë syve tu

Për tu fal cdo ditë nur

Unë nuk ngopem teksa shoh

Si me çepalla përkëdhel atë.

Ndihem hënëz për disa çaste

Ndonëse hënën xhelozoj

Dua të jem në vend të saj

Të rroj në sytë e tu shumë gjatë.

Ti me shpirt I shkruan dashurisë

Me hënën që as ditëve nuk të braktisë

Sa dua të jem hënënza jote

Në cdo rrugë në cdo stinë…

/QendraPress/