Çaste poetike me poeten;-Lubi H. TOTA

Unë stinë të bukur e zgjodha pranverën !

———————————————–

Troket mëngjesit kjo ditë janari ,

Një zë vikat ,një lot pikon

Dikush një libër me poezi ,

Tjetri një këngë timen dëgjon.

Kjo penë acaret jo nuk i njohu .

Foli me lotin ,me buzëqeshjen .

Ndër lule zgjodhi veç borzilokun.

Për stinë të bukur ,zgjodhi pranverën .

Një tufë bylbilë nëpër kodrina

Shumë ma trazuan vargun e shpirtit .

Një tufë fëllënza nëpër lëndina

Plot buzëqeshje këngën ma pritën.

Su ndal kjo penë e thjeshtësisë.

Për trojet shkroi vargje me lotë.

Mi kujtoj ditët e vegjëlisë

Të gjitha vitet i mblodhëm tok.

Do udhëtojmë bashkë nëpër vite.

Dhe ti këndojm këngët e mallit .

Nga bjeshkët e nalta lule të mbledhim

Folen ndërtojmë me gurë të zallit,

Nëpër lëndina e nëpër kojrie

Ne katër stinët i bëjmë një

Pena t,më mbajë aromë Shqipërie

Kurrë varg e këngë nuk do i lë.

AUTORE / Sulbie .H .Shehu /

/QendraPress/