Çaste poetike me poetin;-Setki Q. JASHARI

Kam nevojë për një mik…

—————————————

O Zot! Kam nevojë për një mik,

Jo, për një mik që më mërzitet

Pse i grisa pakëz torbën me gjizë;

Kam nevojë për një mik, burrë

Që t’mos më qëlloj mua me gurë…

Kam nevojë për një mik të mirë

Që t’mos më lidh me zinxhirë…

Kam nevojë për një mik, burrë

Që t’mos më pres në besë, kurrë;

Në lumë t’mos më ler të mbytem

As me djajt e dreqër t’kacafytem.

O Zoti im! Nuk dua shumë miq,

Se nuk kam asnjë post dhe ofiq

Kam nevoj për një mik të vërtetë,

Në shtëpinë time, zot të jem vetë.

/QendraPress/