Totaj emëron dy drejtorë të LDK-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot dy drejtorë nga radhët e LDK-së në pozita kyçe të administratës komunale.

Florent Ukaj është emëruar drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Ajlin Shishko merr drejtimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Sot emërova Ajlin Shishkon në pozitën e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Florent Ukajn në pozitën e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka njoftuar Totaj. Ai ka bërë të ditur se nesër vazhdojë me emërime të tjera, me qëllim të kompletimit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit.

“Nesër vazhdojmë me emërime të tjera, me qëllim të kompletimit të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit”, theksoi Totaj.