Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot kryesisht stabil, me vranësira dhe me intervale me diell.

IHK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Temperaturat minimale -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius./QendraPress/