E shtuna poetike me poeten:-Elida PRIFTI

UDHËHEQËSIT E BOTËS

O ditë e bukur,

Që na vjen sahere

Po shkruaj disa vargje

Se kështu e ndjej.

Ju mëndje “ndritur” ,

E mëndje me ” vlerë”

Bëni diçka të mirë,

Se njerëzit jetojnë të mjer.

O, ju pushtetar ,

nuk lat gënjeshtra pa thënë,

Me fjalë e bukura ,

Me ar na veshët të tërë.

Ju , gjasme doni Paqe,

Vrisni ,digjni e shkatërroni

Bëni sikur qani ,

Nëpër ekrane tekevizoni.

Ju që botën udhëhequr,

E në kolltuk floriri rrini ,

Po vritet gjithë rinia,

E ,nënave u gërryhet shpirti.

Luftë, vite me radhë,

Ju përsëri të njëjtë ini,

Të tjera përpara syve,

E mbas shpine të vrisni.

Kostume ndërroni me radhë,

Veshur me këpucë prej floriri

Jeni dinakë ,a të marrë ,

Ju PAQE ,nuk e njihni .

Ne ,e duam jetën,

Në PAQE ta jetojmë

Në shpirtë ndihem e lumt

Kur të vërtetën shkruajmë.

/QendraPress/