Çaste poetike me poeten:-Kimete OSMANI BEQIRI

Sot, nesër
——————-
Sot, nesër
Në vazhdimësi themi
Falenderues Zotin
Për çdo gjë që kemi.
Çdo gjë kur thuhet
Në veçanti pa hezituar
Lehtësisht, përzemërsisht
Është për t’u besuar.
Falenderimi, respekti
Dashuria, mirësia
Kanë në vete vullnetin
Çmohet përherë çiltërsia.
Sprovat nga më të ndryshmet
Gjatë jetës
E tashmja, e ardhmja
Gjurmët e së vërtetës.
Me vehtën dhe të tjerët
Uroj të ndihemi krenarë
Me përzemërsi themi
Shëndet, në radhë të parë
/QendraPress/