Çaste poetike me poetin:-Fazli FERATI

Mos e hap ombrellën
—————————–
Mos e hap ombrellën
kur s’ke rreze dielli
as kur s’bie shi
Hape vetëm atëherë
kur rrezet e diellit
hynë thellë
në brendinë e shpirtit tuaj
Atëherë kur lotët
të bëhen shi
/QendraPress/