Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave në gjithë Kosovën

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se janë shqetësuese mospërputhjet e mëdha të votave tek disa kandidatë e për çka ka thënë se vlerëson si të domosdoshme rinumërimin e plotë të votave në gjithë Kosovën.
“Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë. Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor. Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar”, ka shkruar Hamza.