Çaste poetike me poetin;-Syhejl HAVOLLI

PARA LAPIDARIT ANTIK

———————–

Në maje mali

Ku qielli prek tokën

Para lapidarit antik

Lexoj porosinë

Shqiptarët janë dritë e historisë

Me rrënjë të lashta

Pellazgo ilire

Nuk kërkojnë mëshirë

Kërkojnë drejtësi.

19 janar 2026

/QendraPress/