Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

Fillimi i një ëndrre
——————————
Një libër i hapur si agim i parë,
faqe të bardha që presin të flasin.
Një laps i vogël dridhet në dorë,
si zemër fëmije që mëson të besojë.
Një dorë e vogël prek letrën dhe heshtja flet,
çdo vijë e thjeshtë bëhet histori,
çdo shkronjë hap rrugën drejt një bote të re.
Nuk është vetëm shkronja e parë;
është guximi që lind ëndrrën,…
është drita që nis nga një dorë e vogël,
dhe një e ardhme e madhe fillon këtu.
/QendraPress/