Çaste poetike me poeten;-Lavdije HOXHA

Dua një copë Shqipëri!!
————————————–
Ndjej shumë ftohtë në dhe të huaj,
S’më ngroh dielli këtu në mërgim,
Për vendlindjen time po vuaj,
Dua një copë tokë nga vendi im.
E dua ta kem me vete,
Të shuaj mallin që më djeg në gji,
Të qaj halle edhe derte,
E dua një copë Shqipëri.
Endem rrugëve nëpër botë,
Në asnjë vënd nuk gjej si ty,
Nga malli syri pikon lot,
E shtrenjta, nëna ime Shqipëri.
Kur erdha tek ti për pushime,
Mora një grusht dhe e futa në gji,
E kam futur në një cep të zemrës,
Dhe e ruaj si hajmali.
/QendraPress/