E marte me ngrica dhe temperatura në minus

Në orët e hershme të mëngjesit pritet të ketë mjegull dhe ngrica, çka mund të vështirësojë qarkullimin rrugor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të mbesin të ulëta, veçanërisht në mëngjes dhe në mbrëmje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.