Fryma poetike e së mërkurës me poeten ;-Bojana MALAJ

THRRASIN SHKREPAT BJERI LAHUTËS
———————————————-
Bjeshkëve t’nalta fort u ngjita
xixëllonjat m’bajshin drita
sa ngat qiellin e afrova
në krahë t’saj m’buloj shqiponja.
Dy kraht shqipja fort i hapi
çiftelinë në sqep e kapi
bjeshkë më bjeshkë e krue n’krue
kangë malësisë tuj i këndue.
Tana zanat u çuen peshë
tuj ndigju k’to kangë në bjeshkë
e n’sabah ylberi ra
mbi Shkelzen rrezet tuj nda.
Thrrasin shkrepat bjeri lahutës
ti k’ndojmë kangën Dervish Luzhës
nuk harron burrat Shkelzeni
njerz’ të zotit si Rexhep Beli.
Diku n’gjova tela sharkie
larg erdh zani n’kto nahije
bjen tupani e çahet guri
trimnisë k’ndojnë Nikaj- Mërturi.
N’Curraj t’Epër e deri n’Ptoshë
përcjell vargun e m’mrrin n’Gjakovë
Drini mirë përdredhte valën
me Valbonën e k’cenin vallen.
Kangën trimit kur ja mora
Dragobisë dirgjet Valbona
pushon pak te shpella e gurit
me i k’ndue kangën B. Currit.
Derën hapun gjithmonë gjeta
te pleqnari Avdi Rexha
n’Bujan t’madh shkrou Historia
n’Mulosmanaj Binak Alia.
Ku m’çuen telat e çiftelisë
me i k’ndu pragut të trimnisë
Mic Sokolit e t’ Sali Manit
Idriz Rexhepit, Bajram Sylejmanit.
Nuk përmblidhen kurrë në vargje
kangë trimnie , djepash në pragje
k’ndoj me mall për malësinë time
n’ty malësi kurrë s’jam jetime.
Marrë nga botimet e librave të mi