Fryma poetike e së mërkurës  me poetin ;-Urim MEZINI

Ç’U BËMË ZEMRAVE ???

——————————-

Janë bërë zemrat,s’gjejnë derman
S’ka në shpirt ,një fjalë t’bardhë
Zihemi ,ndahemi, pa shkak e plan
Hasëm bëhemi,veç për një gardhë

Fillojnë ulërimat “S’ke bes e nder!”
Sherri dhe vrasja nis menjëherë
Ditët vazhdojnë,veç me shamatë
Ndoshta, pse zotin e lam jashtë

Zogjtë,për inat,tër’ kohën këndojnë
S’duan t’ia dijnë për ne çfarë bëjmë
Jetën e mbushin plot … cicërima
S’njohin urrrejtje e ….. hungërima

S’i pamë të zihen,për “shumë e pak”
Tërë kohën mes tyre,lozin e qeshin
Secili në degën e tij , ndjehet rehat
Me këngë e cicërima,ditën e veshin

O njerëz të zotit,ku e çuam zemrën
Pse brenda nesh , s’ka …..dashuri ?
Për sherr e vrasje,ushqejmë mendjen
S’pyetëm njëherë veten,ku çon kjo histori?

Nuk po dijmë më, as se ku është pragu?
Derisa lam familjet dhe prindërit në vetmi
Duket s’po na bashkon më ,as…. gjaku
Prandaj s’ka zemra t’bardha , e as dashuri

/QendraPress/