Fryma poetike e së mërkurës  me poeten ;- Minire Rukovci HYSENI

Kjo është jeta

————————–

Hyn në te pa dashtas

Me të qara fillon

Nuk vjen me dëshirë

Pa dëshirë ik, shkon.

Të gjithë n’përmeqatje

Rrallë here rehati

Plotësisht të kënaqur

Jo, nuk gjenë njeri.

Dikush grumbullon

Fare pa u zhegitur

Dikush me thërmija

E ballë të djersitur.

Por në fund të fundit

Duhet të mendojmë

Lakuriq kemi ardhur

Lakuriq do shkojmë.

Edhe pragu i derës

Nëse është flori

Kur të vijë ,,dakiku”

S’do të bëjë dobi.

Ajo që t’përcjellë

E përhere do mbes

Është një shpirt i mirë

E që kurr nuk vdes.

Ai të ka dhënë vlerë

Në çdo llogaritje

Të mbron në dy botërat

Nga çdo qoroditje.

/QendraPress/