Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bianca DUSHAJ

FJALA

————

Fjalët nuk kanë shije

Edhe kur i shqiptojmë

Ato kanë kulturë e dije

Kur përpara i mendojmë

Çdo fjalë ka ëmbëlsi

Kur flitet pa gabime

Një fjalë në marrëzi

Sjell veç shqetësime

Në shpirt plagët struken

Edhe nga fjalët e mira

Që si shpatë të duken

Kur me fjalët bën çudira.

Fjalën plumb ta thuash

Nuk është gjë e mirë

Gjithë kohën do e bluash

Në shpirtë nuk je e lirë

Një mëndje e ndritur

Kur flet ka filozofi

Fjalën mirë e ka situr

Në univers plot zgjuarsi…..

Marrë nga libri im

PESHA E PLAGËVE

/QendraPress/