Çaste poetike me poeten:-Mirushe  H. MUSA

Buqeta mbi piano

———————–

Nën yjet e natës së vonë,

Tinguj vinin si dallgë deti,

Zgjuan hënën e përgjumur,

Preken ndjenjat e poetit.

Mbi notat e pentagramit,

Tastet, preka me lehtësi,

Nëpër flladin e kësaj nate,

Ktheva mallin në poezi.

Buqeta me gonxhe të holla,

Nbi nota lehtë lëshoj aromë.

Mendja iku larg në vargëzim,

Gjethet i shtova vargut tim,

Hëna sillej vërdallë me retë,

Shiu binte mes yjeve të qeta,

Ne u bashkuam në një varg,

Mbi piano lulëzoj buqeta.

/QendraPress/