Çaste poetike me poeten:-Nita BARDHI

Bota mbahet në duar të vogla,
të mëdhatë mbeten fshehur pas xhepash
në këtë acar katër stinësh.
Nashtë.
Të vegjlit janë lutja që i fryn malit,
që gjelbëron gjethet.
Janë frymëmarrja e planetit.
Foshnjet
që do lindin dekadën tjetër
janë të vetmet që qajnë idealet e mbytura
dekadën e kaluar.
E pasnesërmja si do jetë?
Veç n’duar të mëdha
mos e lëntë Zoti.
/QendraPress/