Çaste poetike me poetin:-Destan UKAJ

NUK INI VETËM NUMËR
( Dita e përkjtimit të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, 15 janar)
——————————-
E ndeza një qiri në emër të njerëzisë
Këtë dhjetor me acar e dëborë
Pendën e ngjyva në gjakun Tuaj.
Në kujtesë vargjet burun
Dielli m’i ka zgjeruar bebzat e syrit
Edhe klithmat rreth manastirit
Të përgjakur me kryq e shikova Krishtin
Me gurë në shpinë duke u lutur martiri…
Na gjeni nga një gurë nën kokë
Kokën t’a pushojmë!
Apo na leni të mbuluar me gurt e rrases
Të mbijnë pranverave lulëkuqet e gjakut.
Për Ju do të shkruaj epitaf
Atyre që vdekjen me sy e pan…!
/QendraPress/