108 telefona të sekuestruar në operacionin “Manipulimi” – të gjithë do t’i nënshtrohen ekzaminimit

Në kuadër të aksionit të madh policor që u zhvillua në Prizren lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Qendrën Komunale të Numërimit, janë sekuestruar 108 telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimit të plotë.

Burime brenda hetimit bëjnë të ditur se pajisjet e sekuestruara do të analizohen në detaje, me qëllim të identifikimit të çdo komunikimi, koordinimi apo prove të mundshme që mund të lidhet me falsifikimin e rezultateve të votimit.