Fyma poetike e së dielës me poeten;-Valbona HOTI

Karma do të gjej një ditë

———————————

Karma do kthehet një ditë.

Jo për të shpjeguar,

por për të barazuar.

Jo me zhurmë,

jo me britmë,

por me të njëjtën peshë që le pas.

Ajo nuk harron,

nuk fal,

nuk paralajmëron.

Kthehet në heshtje,

me të njëjtën dorë që dikur u tërhoq.

Nuk ka nevojë për hakmarrje,

as për fjalë të mëdha.

Koha i mban mend të gjitha

heshtjet, mungesat,

dhe plagët që u quajtën asgjë.

Karma nuk vjen kur e thërret.

Vjen kur mendon se ke shpëtuar,

kur ndërgjegjja të duket e qetë.

Atëherë vjen.

Karma do kthehet.

Jo për të pyetur,

por për të vendosur ekuilibrin.

Ajo nuk harron asgjë,

dhe nuk gabon kurrë adresë.

Ajo do kthehet një ditë,

dhe unë s’kam nevojë të jem aty.

E vërteta di rrugën vetë.

/QendraPress/