Çaste poetike me poeten;- Dorina AVDURRAMANI

VITE QË S’KTHEHEN PAS.
————————————
Kaluan kohë a vite plot,
Ishim të rrinj kur u dashuruam
Sa herë jastëkun e laga me lot,
Dashuri adoleshentësh,të dy dështuam.
Tentove shumë herë ku s’më kërkove
Të lutem mjaft nuk ka më vlerë,
Mbi vite shkuar,imazhin tim ndërtove
Tashmë jemi rritur,nuk jemi më si atëher.
Mos tento më t’më telefonosh
Për atë Zot lart,le të rrojmë me nder
Mes miq,mikeshash,mos u mundo t’më lajmërosh,
T’mos na hetojnë sërish si dikur,si atëher.
Se tashmë kaloi koha,iku ajo rini
Dhe vitet shkuan shpejt,nuk kthehen më prapa,
Pak nga pak po na vin epiteti pleqëri,
Të mbeten veç kujtime,të bukurat tona data.
/QendraPress/