Çaste poetike me poeten;-Albana METOHOXHA

PRES DRITËN TË MË TREGOJË
—————————————–
Mëngjes …,
retë e mbytin atë pak dritë,
hesht heshtja…,
vret më tepër zymtësinë.
E premtja ka një orë të ligë?
Apo e marta ?
Më ndje gjyshe, e kam harruar…
Tik-taku orës nuk i ndalon,
ora ime ka ngelur…,
varrosur në vetmi.
Ike?
Apo ëndrrat e mia prej frikës trillojnë?!
Pres dritën të më tregojë.
23.01.2026
/QendraPress/