Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

ERDHE E NUK E DI SE Si

———————————

Ti si erdhe në jetën time

as vete se kuptova se si

frikë nëse jam në ëndërrime,

apo thjesht je një mrekulli

E teksa meditoj brenda vetes,

si erdhe nga me dole vallë ti,

nuk di ç’ndiej për hir të vërtetës,

veç kisha harruar që ka dashuri.

Dhe zotin vura në lëvizje,

si më do ky njeri me një të parë,

unë isha në stacion për ikje,

ti erdhe si një mister i rrallë.

/QendraPress/