Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

NATË ME YJE
—————————
Sonte qielli qenka kthjellët,
Po shndrit kaltër kjo natë,
Hëna qenka flakë e kuqe,
M’i dërgoj yjet dhuratë.
Kjo princeshë me fustan t’verdhë,
Të tilla rreze me vrull nxjerr,
S’ka furtunë që mund ta prek,
I sfidon mijëra ylber.
Kalon malet radhë me radhë,
Sa herë tund shaminë e verdhë,
Vonë fanit muzgun e artë,
Si floçkë lëshohet mbi liqen.
/QendraPress/