Çaste poetike me poeten:- Nexha REÇICA

PA TY

—————–

Dielli i shkrinë rrezet

qielli bëhet i përpurt

natën hëna fshihet

bashkë me mija yje.

Buzët pa buzëqeshje

më varrohen

lëkurë e imja thahet

shpirti më lëndohet.

Me vargje ndër duar

ndjej shijen tënde ne gojë

nafora tretet ngadalë

me heshtjen e ëmbël.

Në ëndërr më varet

malli im

nata më është e pafund

rrjedh posi lum

/QendraPress/