Çaste poetike me poetin:-Qazim THAÇI

Shtegballit tënd shëtit kënga
____________________________________
Shtegballit tënd ,Dionisi ndriçon dashurinë ,
si luleshpata në pranverë.
E këngët e Homerit,nisin buzëqeshjen si
vesë mëngjesi,vezullimë.
Ëmbëlsisht shkronjat dallgëdisin,e kënga iso
,mbanë dashurinë e Penelopës
AnaDrinit, të koduar kemi dashurinë si
mitin e moçëm dikur arbërisht
E si ta mas mallin, për syrin tënd gjelbërosh,
që mësyshit i thotë Jo si në Babiloni
E ecim zbathur nëpër prushin e kësaj
moshe pjekurie,deri në dashuri.
E si ta shuaj etjen, në ato buzë, që vargun
citojnë ,si cicërimë bilbili
Krejt jetën, më zërin e këngës tënde,
do të dehesha si një princ
Me kodin e jetës AnaDrinit me
këngën e Rrushe Rexhës për besnikëri.
Po si matet jeta ndrysh jeta
pos me sytë e tu ,e këngën e Arbërisë
Edhe përtej jetës, deri në amshim me sytë e tu,
do ketë gjithmonë gjelbërim.
/QendraPress/Top of Form