Çaste poetike me poetin;-Hekuran HALILI

Të kap me mënd…

————————————

Në gjumë natën mundohem ta vë,

se gjumi im ka humbur udhë,

hingëllin jashtë era , pelë pa frë,

ç’ka s’kap me dorë, e kap me mënd…

Si pelë në afshim hingëllinë jashtë era,

dritaren më tund, e gjethet shkund,

shpirti hamshor , më arratiset nga dera,

bashkohet me erën , dot më se zë…

Kur erën të dëgjoni me këngët magji,

a duke ulëritë ,si ulkonjë këlyshhumbë,

mundohuni mos zini dhe shpirtin tim,

koshere pa bletë, pa të ngjajë unë…

Në gjumë natën mundohem ta vë

se gjumi im nuk ka më udhë,

më fton jashtë era të bredhë me të

ç’ka s’kap me dorë, ta zë me mend…

/QendraPress/