Çaste poetike me poetin;-Agim SALLMANI

Heshtja e Gruas
———————-
Gruaja nuk flet për çdo plagë,
por e mban brenda si zjarr të fshehtë.
Në heshtje rritet forcë e padukshme,
që dridhet vetëm kur s’ka dëshirë të shkatërrohet.
Ajo njeh rrugët e shpirtit të vet,
dhe ecën mbi kujtime e ëndrra të humbura.
Çdo lot i fshehur është shkollë,
jo dobësi, jo pendim.
Mendja e saj është oqean dhe urë,
që lidh të shkuarën me të tashmen.
Në heshtje, ajo mëson të rritet,
të durojë, të zgjedhë, të japë.
Dhe kur nata përqafon trupin e saj,
ajo s’ka frikë të ndjej brendësinë.
Sepse fuqia e gruas nuk është zë,
është guximi që ruan shpirtin e saj.
Agim Sallmani
/QendraPress/