Çaste poetike me poetin:-Mark GJETJA

Në bregdet.
—————————–
Në bregdet do shkojmë e Dashur,
zhurmën dallgëve do të ndjejmë,
mbështetë krahun për tu mbajtur,
nëpër muzg,një tendë do ngrejmë.
Zgjohet deti ngrihen dallgë,
ecim bregut duke rendë,
më mungon, tani je larg,
le të sjellë, kujtimin ténd.
Më vjen ëndrrave nëpër natë,
nëpër kopéshte, pa mbarim,
porsi dallgët ,gjërë e gjatë,
të përkund në prehërin tim.
Cila dallgë të sjellë drejt teje,
se ka kohë kjo plagë që dhemb,
cili fllad ,do fryjë drejt meje,
të përcjellë imazhin ténd.
Do të bëhem dallgë sonte,
dhe si dallgët të lëkundë,
dielli detin e mbulonte,
shuante mallin që s’kish fund.
Perëndimi i mahnitur,
qetësoi valët afër teje,
e shoh diellin duke zbritur,
porsi flaké e një rrufeje.
Oh ,ti Mikja ime e dashur,
pritjet ,nuk i duroj dot,
mëngjesi ka për të zbardhur,
rërë e detit na mbanë ngrohtë.
/QendraPress/