Çaste poetike me poetin:-Setki Q.JASHARI

Shqipëri kush t’ka mallkuar!

———————————–

Shqipëri, o vendi im i bekuar

Sëmundjen tënde, se kuptoj

Nuk e di, kush të ka mallkuar

Plagën që ke, s’dua ta shikoj

Ndër degë lisash të tharë

S’ka më shpezë këngëtarë

Ndër shkëmbinj vendit trazuar

S’ka më, as pyje të gjelbëruar…

Ikin trembur, shqipet e Arbërisë

Se s’durojnë më, sojin e marëzisë

Mes dete t’egër, netëve pa hënë

Ndër kombe tjera, strehë të zënë.

Ikin shqiptarët, krejt të verbuar

Ikin gjasme, për një jetë të mirë

Lanë vëndin jetim, të shkatëruar

Lanë shtëpitë e tyre, në erësirë

Ju gjallëruat botën, kudo shkuat

Ku shkelët, qytetërimin dhuruat

U shpallët liderë, mbretër krenar

Kurr nuk thatë, se s’jemi shqiptar

Ejani në vendin tuaj, o yje Arbërore

Pastroni kombin, nga raca djallëzore

Mrekullitë që bëtë, kudo nëpër botë

I bëni në Shqipëri, në të tuajën tokë.

/QendraPress/