Çaste poetike me poetin:-Destan UKAJ

SHTËPISË SË BRAKTISUR
———————————-
Fletore e shkruar në breza
Libër e lexuar personazhe jetrash
Ëndërr e pa përfunduar në djepa.
Shtëpi e vjetër nën hijen e manit
Erërat e veriut plepat t’i ndalnin
Përroi i shtëpisë lum i malit.
Flakët e zjarrit lëpinin oxhakun.
Gjella e jeta zihej në vorbullën e poçarit
Kusia e strallit varur në vargojtë e ferrit
Në shtatë rrathët e Dante Aligerit .
Plepat u pren njëri pas tjetri
U bënë dërrasa për të ndjerin
Qetë e zgjedhës u prenë për mordë
Tjegullat e shtëpisë lotojnë
Bregu rrëshqiti bashkë me lisa
Shtëpia u krrus nën ferra e driza
As kollë i thatë, as shtegë as plisa…
Ka ndërruar kohë ku janë këta banorë?
Disa në gjumë të thellë në Balec nuk frymojnë.
Dielli u zgjat mbi Sukal
Njerëzit shtegëtojnë pa ndal
Të jesh njeri je në vështirësi.
Nuk mund të jesh poet me një vjershë
Shtrati të bëhet torturë dora të dridhet kur shkrun .
As plak me një varg, që mbahësh me një shtagë…
./QendraPress/