Protestuesit thirrje Kurtit: Hajde poshtë, dil para popullit

Qytetarët protestues që po kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.në Prishtinë, janë janë zhvendosur nga KEDS tek objekti i Qeverisë, e ku aty i kanë bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurti që të dalë tek ta,për të biseduar.
“Hajde poshtë, dil para popullit”, është thirrja e protestuesve. Ndërkohë që protesta ka filluar në ora 13:00 para objektit të KEDS, e ku aty është arrestuar një i moshuar. Një qytetarë protestues i moshës 77-vjeçare është revoltuar me Qeverinë nën udhëheqjen e Albin Kurtit, pasi policia arrestoi një të moshuar teka po protestonte para KEDS, me një thirrje të vetme, atë për kundërshtimin edhe të një tjetër rritje të çmimit të faturës së energjisë elektrike, për të cilën tashmë kërkesë ka bërë KESCO.I nervozuar, qytetari e ka quajtur Qeverinë kriminele, duke shtuar se një qeveri e kryeministër që ik nga populli i saj, nuk e meritojnë të qeverisë.