Fryma poetike e së dielës me poeten:-Lola SHEHI

FALE TRISHTIMIN TIM

——————————–

Ma lodh shpirtin ky qiell gri

Se m’i fsheh yjet e s’i shoh dot

Më burgos yllin me emrin, Ti

E pamëshirshëm rigon lot.

Më shtrydh përskeqi ky qiell gri

Trup e zemër m’i bën miliarda thërrime

Me duar në gji, i lutem t’gjithpushtetshmit

Ma mbaj në gji nënën time!

Të lutem nënë!

Fale trishtimin tim!

Falma trishtimin shpirtja ime!

/QendraPress/