Fryma poetike e së dielës me poeten:-Vilma NIKA

Nënë moj.

———————–

Nënë moj s’tu shterën lotët

deti yt nuk po gjen fund,

n’u përpjekshin të dy botët

ti prap zemrash i përkund.

Nënë moj fati të zgjodhi

thinjur shpresës pak nga pak?!

Perëndia të mëkoi

jetë e dhimbje ti kesh hak.

Nënë moj në sytë e tu

rritet drita pa kufi.

Prej durimit nëpër lutje

mësoj bota dashuri.

/QendraPress/