Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Bedri HALIMI

ELEGJI PËR ENVER BATIUN
————————————-
Ai nuk e mati historinë me tituj,
por me peshën e së vërtetës.
jo nga diploma,
por nga dinjiteti.
Ai shkruante ngadalë,
siç hapen varret e lashta,
me kujdes,
që të mos lëndohej e vërteta.
Opoja, Gora —
jo si toponime,
por si dëshmi gjaku e kohe.
Kur të tjerët shtrembëronin,
ai drejtonte.
Kur historia fyhej,
ai fliste.
Përballë Jastrebovit
s’e ngriti zërin,
por faktin.
Dhe faktet,
i vuri një nga një,
si gurë themeli.
Ai e dinte:
gënjeshtra mund të botohet shpejt,
por e vërteta kërkon jetë.
Në libra, në revista,
në shkrime studimi,
ai luftoi me fakte
e jo me zhurmë.
Edhe kur trupi u lodh,
kur sëmundja i mori ditët,
mendja e tij
ende punonte për kombin.
E në çastet më të errëta të vendit,
ai s’ishte vetëm historian —
ishte ushtar.
Në UÇK, pa bujë,
siç do të jetoi gjithmonë.
/QendraPress/