Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bruna Gjoni PERVATHI

Pak ti…

——————

Më ka mbetun veç pak nga ti..

Pjesa tjetër u shkërmoq gishtërinjve ,

kur u thyen të gjitha perëndimet e mbedhura nga ne

Largësitë ngritën mure të larta ,

dy pëllëmbë poshtë qiellit ..

…Shkatërruan stacione …

…Trenat shkëputën një e nga

një vagona të mbushura me dashuri ..

Që u bënë endacake ..

Lypëse…

Që lidhën në strajca mungesa e harrime..

Që stërgjatën distancat e mbyllën kufinj

…….Zmadhuan plagët e hapën plagë …

Tani …. tani nëpër vijat e dorës lexoj fatin..

Një grua rome më flet në dy gjuhë ..

Pak ti…..

…..Edhe ajo ma thotë :…se tek unë , ka mbetur pak ti

…..Veç pak…

Aq pak …

…sa një prush zjarri

/QendraPress/