Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vera ISTREFAJ

MALL
——————-
Jam në pritje.
Tringëllima e telefonit
gurgullimë në veshë.
Çfarë pres?!
Ah, thirrjen tënde pres.
Nuk di ç’do të më thuash
pas receptorit, në vesh.
Prej kohësh më
cingëron tringëllima
Mbetur jam në pritje.
Nëse do të më thuash
që bëra gabim e kuptoj.
S’ka rëndësi ç’do të thuash
veç të mos zgjasë kjo pritje,
kjo tringëllimë e heshtur.
/QendraPress/