Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Ymrije BEQIRI

KUR ERDHA NË JETË
—————————
Nuk e di si erdha,
nuk më kujtohet ajo natë…
Toka pati dhimbje
bashkë me nënën time.
Dhimbjet e nënës sime
atë natë i përjetoi edhe toka.
Në natën e errët unë kisha uri,
nëna më vdiq nga etja.
Mua nuk pati kush të më vë në gji,
nëna dhimbjet nuk mundi t’i durojë.
Ishte dhimbje e madhe,
sa e tokës,
sa dhimbjet që m’i solli mua.
Ah, sa i pafat isha,
pse, nënë, ike pa mua?
Pse më solle e më le në këtë jetë,
ku njerëzit s’kanë mëshirë
as për tokën e vet,
e çka të bëj unë, fatëziu?
Dëgjoj rrahjet e zemrës sime,
pse, nënë, s’more pak nga unë
që të jetoje ti?
Do të ndryshonte
edhe pema e jetës sime!
/QendraPress/